Kostadinov: Mickoski të tregon nëse ka pasur takim me njërin nga të dyshuarit në “Reket”

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 18, 2019 22:43

Kostadinov: Mickoski të tregon nëse ka pasur takim me njërin nga të dyshuarit në “Reket”

LSDM-ja punon në interes të vendosjes së sundimit të ligjit dhe asaj që përbën angazhimin tonë qytetar ndaj ligjeve dhe Kushtetutës, dhe mbi të gjitha qytetarëve, tha deputeti i partisë në pushtet, Kostadin Kostadinov, përcjell FLAKA.

Ai vuri në dukje se personi i parë që raportoi rastin “Reket” ishte pikërisht kryeministri Zoran Zaev, i cili sipas tij tregon se shteti ligjor funksionon.

“Dy çështje në lidhje me këtë rast u ngritën nga LSDM dhe ne konsiderojmë se mund ta ndryshojnë në mënyrë drastike situatën – nëse Mickoski kishte një takim me një nga të dyshuarit të cilëve iu dha një masë paraburgimi”, pyet Kostadinov.

Në emër të partisë së tij, ai tha se presin që institucionet të shqyrtojnë rastin në detaje, në interes të sundimit të ligjit dhe të interesit të të gjithë qytetarëve. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 18, 2019 22:43