Kostadinov: Nga aspekti shëndetësor, ekonomik dhe demokratik me rëndësi është që zgjedhjet të mbahen në afatin e parë të mundshëm

Kostadinov: Nga aspekti shëndetësor, ekonomik dhe demokratik me rëndësi është që zgjedhjet të mbahen në afatin e parë të mundshëm

Nga aspekti shëndetësor, por edhe nga ai ekonomik me rëndësi është që zgjedhjet parlamentare të mbahen në afatin e parë të mundshëm. Si parti përgjegjëse LSDM-ja çdoherë jep shans dhe le hapësirë për marrëveshje, por afatet ligjore vijojnë. Nëse VMRO-DPMNE-ja vazhdon të sillet në mënyrë të papërgjegjshme dhe t’i mbrojë interesat e ngushta partiake në llogari të qytetarëve dhe të shtetit, natyrisht se në pajtim me ligjet, zgjedhjet do të mbahen pasi do të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme, porositi kështu deputeti i LSDM-së, Kostadin Kostadinov në debatin e sontëm në emisionin “Samo vistina”.

E përgjegjshme është që të krijojmë institucione funksionale dhe me kapacitet të plotë dhe në mënyrë efikase të përballemi me sfidat shëndetësore dhe ekonomike.

Ai theksoi se edhe Komisioni për sëmundje infektive edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë thonë se është e mundshme valë nga virusi në vjeshtë dhe prandaj e përgjegjshme është që zgjedhjet të mbahen në afatin e parë të mundshëm, kur situata me korovavirusin është më e lehtë për menaxhim. Gjatë hapjes eventuale të kufijve dhe lehtësimit të masave restriktive pritet që numri i të infektuarve të rritet.

Ai përkujtoi se lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski me presione në MPB për rastin “Fitnesi” tregoi se në VMRO-DPMNE asgjë nuk ka ndryshuar.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 21 Maj, 2020 21:24

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.