Kostovski: Të besosh në premtimet e gjyqësorit është si të besosh te Baba Dimri

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 21:44

Kostovski: Të besosh në premtimet e gjyqësorit është si të besosh te Baba Dimri

Të besosh se kjo qeveri do të merret me sistemin e drejtësisë është e njëjtë si në këto vite ta besojmë Baba Dimrin, tha në emisionin e sotëm “Rruga Drejt”, në Alsat, Darko Kostovski nga radhët e VMRO-DPMNE-së, në përgjigje të qëndrimit të përfaqësuesit të LSDM-së, Darko Kaevski.

“Ata nuk bënë asgjë kur kishin dy të tretat në Kuvend, tani me këtë shumicë të lëkundur, janë 62 deputetë, nuk do të bëjnë asgjë. Ata flasin sikur që dje kanë filluar të jenë në pushtet. Ata ishin në pushtet për tre vjet dhe nuk treguan absolutisht asgjë,” tha Kostovski.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 21:44