Koulibaly në radarët e Realit

Redaksia
By Redaksia 2 Prill, 2019 19:54

Koulibaly në radarët e Realit

Mbrojtësi senegalez mund të largohet nga Napoli gjatë verës.

Shumë skuadra e pëlqejnë Kalidou Koulibalyn, i cili po shkëlqen tash e sa vite me fanellën e Napolit.

Së fundmi në garë për mbrojtësin shtatlartë është futur edhe Real Madridi, që e sheh atë si zëvendësuesin ideal të Raphael Varane.

Francezi ka kërkuar të largohet në verë për të nisur një aventurë të re në ndonjë skuadër tjetër.

Problem për të arritur te Koulibaly mbetet çmimi prej 100 milionë eurosh që kërkon presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis.

Gjatë javëve në vijim të dy klubet mund të ulen për të biseduar në mënyrë që të gjejnë një gjuhë të përbashkët për transferimin e tij në Madrid.

Redaksia
By Redaksia 2 Prill, 2019 19:54