Kovaçevski dhe Borell do të kryesojnë takimin e 16-të të Këshillit për stabilizim dhe asociim

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 14 Mars, 2023 21:32

Kovaçevski dhe Borell do të kryesojnë takimin e 16-të të Këshillit për stabilizim dhe asociim

Qeveria sot në seancë e miratoi informatën për takimin e 16-të të Këshillit për stabilizim dhe asociim ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, që do të mbahet më 17-tin e këtij muaj në Shkup.

Në seancë u miratua edhe platforma për prezantimin e delegacionit shtetëror në takim.

Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA), e cila ka hyrë në fuqi më 1 prill 2004, përfaqëson kuadrin për zbatimin e marrëdhënieve kontraktuale, deri në anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

“Duke pasur parasysh kryesimin e rradhës me Këshillin për stabilizim dhe asociim, mbledhja e sivjetshme, e cila është paraparë të mbahet këtë javë, më 17 mars (e premte) 2023, do të kryesohet nga Republika e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht kryeministri Dimitar. Kovaçevski, ndërsa nën kryesimin e Bashkimit Evropian, do të jetë edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Zhozep Borell”, informoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Në delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të jenë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ndërsa në delegacionin e BE-së do të marrin pjesë edhe Komisioneri për Politikë të Fqinjësisë së Mirë dhe Zgjerim, Oliver Varheji dhe përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të institucioneve evropiane.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 14 Mars, 2023 21:32

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare