Kovaçevski dhe Petkov shprehin rëndësinë e nxitjes së bashkëpunimit ndërmjet universiteteve shtetërore në të dyja vendet

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Janar, 2022 20:55

Kovaçevski dhe Petkov shprehin rëndësinë e nxitjes së bashkëpunimit ndërmjet universiteteve shtetërore në të dyja vendet

Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov sot në Sofje, në kuadër të programit të vizitës zyrtare të Qeverisë së Maqedonisë, vizituan Universitetin Shtetëror “Shën Klementi i Ohrit”, përcjell FLAKA.

Sipas shërbimit për shtyp qeveritar, dy kryeministrat patën një takim të shkurtër me rektorin Atastas Gerxhikov, në të cilin u diskutua për interesin e përbashkët të dy qeverive për nxitjen e komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet universiteteve shtetërore në të dy vendet.

Përfaqësues të Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” dhe Fakulteti Ekonomik i njohën mysafirët me programin e përbashkët të Universitetit të Harvardit në SHBA me Universitetin Shtetëror të Sofjes për studime master në Fakultetin Ekonomik, ku profesor i ftuar është kryeministri i Bullgarisë Petkov. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Janar, 2022 20:55

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare