Kovaçevski – Dushek: Bashkëpunimi me Forumin Ekonomik Botëror është veçanërisht i rëndësishëm për perspektivat ekonomike të Maqedonisë së Veriut

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Shtator, 2023 21:19

Kovaçevski – Dushek: Bashkëpunimi me Forumin Ekonomik Botëror është veçanërisht i rëndësishëm për perspektivat ekonomike të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në Nju Jork u takua me drejtorin menaxhues të Forumit Ekonomik Botëror, Mirek Dushek. Në takim u diskutua për perspektivat ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të sfidave politike dhe të sigurisë të kontinentit evropian, si dhe rëndësia e bashkëpunimit të vendit tonë me Forumin, në këtë plejadë, përcjell FLAKA.

Nëpërmjet bashkëpunimit aktiv me mbi 800 kompani lider botërore, Forumi Ekonomik Botëror mund të kontribuojë ndjeshëm në tërheqjen e vëmendjes së investitorëve në vendet e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kovaçevski vlerësoi se bashkëpunimi me Forumin Ekonomik Botëror është veçanërisht i rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut, në kushtet kur vendi synon një proces të përshpejtuar integrues evropian, i cili pritet të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve të Maqedonisë dhe ekonominë.

“Në rrugën drejt objektivit të integrimit evropian, i cili besojmë se është i arritshëm deri në vitin 2030, vendi ynë ka nevojë për inovacion dhe një nxitje të konkurrencës së kompanive dhe investimeve dhe motivim të kapitalit njerëzor. Eksperiencat dhe shkëmbimi i njohurive në takimet e Forumit të një formati global janë të vlefshme për çështje të rëndësishme si: zgjidhjet e biznesit për zhvillim të qëndrueshëm, veçanërisht në prodhimin e ushqimit, gjetja e zgjidhjeve rreth potencialeve energjetike, përsa i përket ndryshimeve klimatike, kushteve shëndetësore, konkurrenca globale, teknologjia informative, lufta për parandalimin e korrupsionit”, tha kryeministri Kovaçevski.

Në takim u konstatua se Republika e Maqedonisë së Veriut po shënon progres në renditje sipas performancës ekonomike, dhe u vlerësua se është e nevojshme të ruhet fokusi në drejtimin e marrë, për çka edhe më tej forcohet bashkëpunimi me Forumin Ekonomik Botëror. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Shtator, 2023 21:19
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.