Kovaçevski – Hulm: Maqedonia e Veriut duhet të bëjë hap drejt BE-së

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 31 Mars, 2022 13:36

Kovaçevski – Hulm: Maqedonia e Veriut duhet të bëjë hap drejt BE-së

Është me rëndësi të madhe Republika e Maqedonisë së Veriut të bëjë hap përpara në integrimet evropiane sepse pandemia dhe posaçërisht lufta në Ukrainë tregoi se është me rëndësi që shtetet në Evropë të veprojnë së bashku, dhe se vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE, konstatuan gjatë takimit të sotëm kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministrja shtetërore për Evropë dhe marrëdhënie ndërkombëtare e krahinës së Bavarisë pranë Republikës federale të Gjermanisë, Melani Hulm.

Siç informuan nga shërbimi qeveritar për shtyp, në takim është cekur rëndësia – Republika e Maqedonisë së Veriut ta vazhdojë zhvillimin në rrugën evropiane.

Në Qeverinë e re të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrin Kovaçevski, siç u vlerësua, shihet kahëzimi drejt zhvillimit të shtetit.

Në takim u bisedua edhe konkretisht për avancimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bavarisë, përmes aktivizimit të Komisionit të formuar të përzier ndërqeveritar, me fokus në ekonominë, drejtësinë, të rinjtë dhe digjitalizimin dhe inovacionet.

Kryeministri Kovaçevski shprehi falënderim për mbështetje të shtetit tonë në rrugën evropiane dhe për interesimin nga Bavaria për mbështetjen në zhvillimin e kapaciteteve në sferat e cekura.

Ai e ceki edhe fokusin e Qeverisë në tejkalimin e sfidave me kujdes për qytetarët dhe shtetin.“Në marrëdhëniet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, me kryeministrin Petkov vendosëm kornizë logjike të bisedimeve në nivel parimor. E ndajmë vizionin për Ballkan të avancuar, shembull për prosperitet evropian, e jo për konflikte dhe mbajtja e komunikimit në këtë nivel, me vullnet nga të dyja anët, mund të sjellë zgjidhje, Ne e dënojmë fuqishëm agresionin ushtarak në Ukrainë, i harmonizuan tërësisht politikat tona me politikat e NATO-s dhe BE-së, që tashmë është përshëndetur atje, përballemi me situatën energjetike dhe ekonomike sipas rrethanave të krijuara dhe konsiderojmë se me këtë Republika e Maqedonisë së Veriut tregoi se praktikon vlera evropiane dhe vendi ynë është në BE”, tha kryeministri Kovaçevski në takimin me ministren bavareze për Evropë, Hulm

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 31 Mars, 2022 13:36
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.