Kovaçevski: Na duhet opozitë e cila do ta tejkalojë vetveten

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Gusht, 2022 20:07

Kovaçevski: Na duhet opozitë e cila do ta tejkalojë vetveten

Na duhet opozitë e cila do ta tejkalojë vetveten, opozitë e cila do të flasë për atë se në cilën mënyrë më shpejtë do të zhvillohen proceset drejt BE-së. Për momentin, duhet të bisedojmë se si të duken ekipet negociuese dhe si të funksionojë Kuvendi. Konsideroj se bllokadat nuk duhet të vazhdojnë, veçanërisht që nga shtatori na pret pjesa e fundit e vitit e cila do të jetë jashtëzakonisht e vështirë nga aspekti i krizës ekonomike, porositi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Sipas Kovaçevskit, zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë, as nuk do të ketë referendum. Para nesh është një hap i ri në zhvillimin e shtetit. Tashmë kemi filluar procesin e bisedimeve dhe nga ai proces nuk ka kthim prapa. Duhet sa më shpejtë ta kompletojmë skriningun dhe t’i përfundojmë detyrimet nga përfshirja e disa popujve të cilët jetojnë në vend.

“Ka kohë që opozita të bindet për korrektësinë e hapave aktualë të ndërmarrë nga shteti. Besoj se me kalimin e kohës dhe një numër gjithnjë e më i madh i qytetarëve, veçanërisht atyre që besojnë në idenë evropiane dhe në shtet të prosperuar, do të përfshihen në procesin e BE-së. Njëmbëdhjetë vjet ky vend ishte mbajtur peng,11 vjet dikush krijonte vetëm monumente në qendër të Shkupit, bënte përpjekje që të na bënte grindë me fqinjët dhe brenda, ndërsa pamë edhe tensione në baza etnike. Kjo është zhdukur sot. Unë besoj në kapacitetin e popullit tonë, besoj se kemi pasur integrimin më të shpejtë në NATO. Besoj se do të kemi integrimin më të shpejtë në BE”, theksoi Kovaçeski në një intervistë për televizionin Kanal 5.

Kovaçevski edhe një herë përsëriti se sa i përket bisedimeve me BE-në është optimist racional.

“Jam optimist racional sa i përket bisedimeve, ndërsa kjo nënkupton se besoj në realizimin e qëllimit, punoj në atë dhe qëllimi do të realizohet. Ky është proces i pakthyeshëm që ecën përpara, që e qon shtetin përpara, proces nga i cili nuk ka kthim prapa, nuk ka as majtas, as djathtas. Nga të gjithë ne varet se sa shpejtë do të ecim para dhe sa shpejtë do të bëhemi anëtare e BE-së”, potencoi Kovaçevski.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Gusht, 2022 20:07