Kovaçevski pa përgjigje konkrete për garancitë që kërkon Taravari, a do të ketë koalicion të ri pa kushte të përmbushura?

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 21:59 Updated

Kovaçevski pa përgjigje konkrete për garancitë që kërkon Taravari, a do të ketë koalicion të ri pa kushte të përmbushura?

T&S

Kryeministri Kovaçevski nuk ka dhënë një përgjigje konkrete nëse Taravarit i garantohen 80 deputetë për ndryshimet kushtetuese për të vendosur aty bullgarët që Aleanca të bëhet pjesë e koalicionit qeveritar dhe të zgjerohet mazhoranca. Në vend të kësaj, Kovaçevski thotë se ndryshimet kushtetuese nuk janë përgjegjësi e një partie dhe qeverie, por e të gjithë deputetëve dhe ka theksuar se tani ka pasur shantazh politik nga VMRO-DPMNE dhe e Majta që deklarohen kundër ndryshimeve të Kushtetutës, përcjell FLAKA.

“Në ditën e zgjedhjeve qytetarët ua dorëzojnë deputetëve. Çdo gjë që është në kuadër të Kushtetutës, ligjit, Rregullores duhet të bëhet. Programi përfshin anëtarësimin në BE. Do të thotë të marrësh vendime të tilla. Më thuaj ku në programin e VMRO-DPMNE-së thuhet se do të hedhin kokteje molotovi si në qershor? Ku thotë se do të bllokojnë ligjet e ndihmës gjatë krizës më të madhe politike dhe ekonomike? Nuk qëndron askund, dhe këtë bëjnë ata”, tha kryeministri.

Kryeministri pretendon se nuk ka asnjë problem në koalicion qeveritar, përkundër informacioneve nga Alternativa e Gashit se nuk po largohen nga portofolet e tyre në Qeveri vetëm që Aleanca të hyjë dhe të shpëtojë BDI-në dhe jo të mundësojë ndryshimet kushtetuese.

Kreu i ASH-së, Arben Taravari dje Sitel ka thënë se të gjitha opsionet janë në lojë dhe se të premten do të merret vendimi përfundimtar nëse do të hyjë në negociata me Kovaçevskin, por ka dhënë edhe një kusht, pra sigurimin se shumica ka siguruar 80 vora për ndryshimet kushetetuese.

Nga ana tjetër, nga VMRO-DPMNE thonë se nëse një qeveri ka mandat për një vendim duhet testuar në zgjedhje.

“Nëse dikush mendon se mund të dalë dhe të bëjë diçka për të cilën nuk ka marrë mandat, atëherë kjo është karakteristikë e tij, por për VMRO-DPMNE-në prioritet është që gjërat për të cilat partitë në thelb qëndrojnë të testohen në zgjedhje dhe të marrë mandat nga qytetarët. VMRO-DPMNE është për zhvillim thelbësor, luftë për një të ardhme më të mirë, për prosperitet ekonomik, mbrojtje të interesave shtetërore dhe kombëtare dhe përmbushje të prioriteteve strategjike, për këtë do të kërkojmë mandat në zgjedhje dhe besojmë se do të marrim”, thotë zëdhënësi i VMRO-DPMNE, Naum Stoillkovski.

Për zgjedhje, pas të cilave do të dihet se çfarë do të ndodhë me ndryshimet kushtetuese, edhe nga BESA opozitare. Dhe besojnë se hyrja e Taravaris në Qeveri është vetëm për shpëtimin e mazhorancës.

Autoritetet pretendojnë se mazhoranca në parlament është e qëndrueshme, por pranojnë se Aleanca e ka siguruar dje kuorumin pa marrëveshje koalicioni në një situatë ku shumica e hollë nuk e ka arritur dot për shkak të udhëtimit të disa deputetëve jashtë vendit. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 21:59 Updated