Kovaçevski paralajmëron takim me SHGM pas rikonstruimit të Qeverisë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Shkurt, 2023 15:38

Kovaçevski paralajmëron takim me SHGM pas rikonstruimit të Qeverisë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski paralajmëron takim me shoqatat e gazetarëve pas përfundimit të procedurës për rikosntruimin e Qeverisë.

Ai sot, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se ka pasur bisedë telefonike me kryetarin e SHGM-së, ku është arritur marrëveshje që të mbahet takim pas përfundimit të rikonstruimit të Qeverisë, ku do të bisedohet për kërkesat e gazetarëve, të parashtruara në marshin e paradokohshëm protestues.

“Gazetarët e kanë pasur dhe e kanë përkrahjen time dhe atë e dijnë. Por, nga ana tjetër edhe gazetarët kanë obligim t’i informojnë qytetarët. Vlerësoj se të gjithë ne mundemi edhe individualisht edhe bashkarisht të avancohemi, të avancohemi ne vet, t’i avancojmë institucionet ku punojmë dhe në fund të ditës bashkarisht ta avancojmë shtetin, pasi ky është shteti, që do të bëhet anëtar i BE-së dhe kur të bëhet anëtar i BE-së, do të bëhet vend shumë më i mirë se një pjesë të shteteve të cilat tashmë janë anëtare të Unionit”, tha Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas prezantimit të sotëm të investimit të ri të kompanisë gjermane “Gereshajmer” në ZTIZH-2.

Kjo Qeveri, së bashku me gazetarët, tha Kovaçevski, e ktheu Maqedoninë e Veriut nga shteti i kapur në shoqëri të vendeve ku sundon demokracia.

Kryeministri përkujtoi se me Kodin e ri penal, sulmi ndaj gazetarit trajtohet si sulm ndaj personit zyrtar, si dhe se gjatë krizës me kovid, Qeveria ka ndarë mjete për përkrahje të mediumeve.

“Anjëherë nuk më ka ndodhur në jetë që t’u paraqitem mediumeve dhe t’ua redaktoj lajmet. Asnjëherë nuk më ka ndodhur mua ose ndonjë bashkëpunëtori tim, t’i paraqitet ndonjë redaktori dhe ta bëjë orarin, cili lajm kur duhet të shkojë…ose t’i japë ndonjë pyetje mediumeve që të më parashtrojë dhe asnjëherë nuk ka ndodhur të mos përgjigjem në pyetjet e parashtruara”, tha Kovaçevski

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Shkurt, 2023 15:38

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare