Kovaçevski: Për mua përkatësia etnike nuk është profesion

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Mars, 2023 22:15

Kovaçevski: Për mua përkatësia etnike nuk është profesion

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se përkatësia etnike nuk është profesion. Ai nuk ka frikë se numri i ministrave shqiptarë në kabinetin qeveritar do të rritet më tej, përcjell FLAKA.

“Për mua të gjithë njerëzit janë të njëjtë para ligjit dhe para kritereve për vlerësimin e profesionalizmit të tyre. Për mua përkatësia etnike nuk është profesion. Kemi njerëz jashtëzakonisht cilësorë që janë maqedonas, shqiptarë, vllehë, turq dhe të gjithë ata që jetojnë këtu dhe të gjithë kanë kontribuar në avancimin e vendit nga pavarësia e deri më sot. Sot jemi shtet anëtar i NATO-s, kemi filluar negociatat me BE-në dhe ajo që është e rëndësishme dhe për të cilën duhet të jemi krenarë, një vend që në të kaluarën ka qenë pjesë e negociatave në tavolina të ndryshme negociuese, të shtunën ne ishim vendi që u dhamë besimin për t’i organizuar negociatat ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski nuk ka frikë se nga “fronti europian” i shpallur nga kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, të gjitha partitë e shqiptarëve mund të bëhen pjesë e koalicionit qeveritar, sepse siç tha ai dhe të gjitha partitë e koalicionit qeveritar janë në favor të anëtarësimit të Maqedonisë në BE. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Mars, 2023 22:15

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare