Kovaçevski për ndryshimet kushtetuese: Vetëm për futjen e popujve në preambulë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Maj, 2023 19:11

Kovaçevski për ndryshimet kushtetuese: Vetëm për futjen e popujve në preambulë

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski i është kundërpërgjigjur akuzave të liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, i cili në një prononcim për mendiat e vendit tha se me ndryshimet kushtetuese po përgaditet shtet binacional. Por për Kryeministrin e vendit kjo është edhe një gënjeshtër e radhës e liderit të VMRO-DPMNE-së për të krijuar mjegull në opinion. Sipas tij gjëra të pa vërteta nga opozita kemi ndëgjuar edhe në të kaluarën.

“E njëjta ajo opozitë fliste se në vend do të kemi miliona emigrant, pastaj shteti do të kantonizohet me ndarjet teritoriale, pastaj thonin se me propozimin francez do të bullgarizohemi, do humbin identitetin dhe gjuhën, por asgjë nga ato nuk ndodhi, ndërsa kjo është gënjeshtra më e re. Grupi punues për ndryshimet kushtetuese ka për obligim të përgatisë ndryshime kushtetuese në bazë të rekomandimeve të kornizës biseduese. Ato kanë të bëjnë me ndryshimin e preambullës dhe futja edhe e etniteteve tjera në preambullën e kushtetutës.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

VMRO-DPMNE: Kemi informacion se po përgaditet shtet binacional

Ndërkohë nga VMRO-DPMNE sërish kanë ngritur dilemën se amendamentet kushtetuese përfshijnë shtet binacional.

“Kovaçevski duhet t’i përgjigjet opinionit, a është e vertet se Grubi ka dhënë propozim ndërsa ai ka pranuar që Maqedonia të jet shtet i dy popujve, respektivishtë shtet binacional. Informacionet tona tregojnë se në grupin e punës për përgaditjen e ndryshimeve kushtetuese është folur që vendi te jetë binacional, shtet i dy popujve, disa bashkësive etnike dhe disa pakicave, dhe kjo është e pa pranueshme.”, tha zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva.

Dit më parë kreu i VMRO-DPMNE-së deklaoi se deri tek ai kanë arriur informacione se Grupi i Punës nuk po përgadit vetëm futjen e bullgarëve në kushtetutë por edhe krijimin e shtetit binacional.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Maj, 2023 19:11