Kovaçevski: Posta duhet të privatizohet, ka humbje prej tre milionë euro në vit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2022 22:07

Kovaçevski: Posta duhet të privatizohet, ka humbje prej tre milionë euro në vit

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha sot se janë duke punuar në gjetjen e rrugës për qëndrueshmërinë afatgjatë të Postës së Maqedonisë, ndërsa për objektin kryesor në qendër të Shkupit, i cili para disa vitesh ishte përfshirë nga zjarri, tha se merr përsipër, së bashku me ministrat përkatës, për ta ripërtërirë atë.

Duke iu përgjigjur pyetjes parlamentare të Gordana Siljanovska Davkova, ai tha se që nga viti 2012 Posta ka humbje prej rreth tre milionë euro në vit dhe vepron si monopol në treg.

“Është një situatë e paqëndrueshme. Qeveria çdo vit ndan mjete nga buxheti i saj. Ajo që mendoj se duhet të bëhet është një riorganizim i plotë i postës, gjegjësisht mënyra e parë është privatizimi, e dyta është privatizimi i pjesshëm me ankand ose me zgjedhjen e partnerit strategjik”, tha Kovaçevski.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2022 22:07

07
Dhj
Petrit Pollozhani nga Lëvizja BESA i ftuar në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike”, mes tjerash...
07
Dhj
Anëtari i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Andrej Petrov, ka theksuar se zgjedhje të parakohshme parlamentare...
07
Dhj
Derisa e kremtojmë 30-vjetorin e Misionit, ju po përgatiteni ta merrni funksionin kryesues me OSBE-në. Vallë...
07
Dhj
Duke përjashtuar Shqipërinë si vendi me shumën qesharake të pensionit, Maqedonia bën pjesë në grupin...