Kovaçevski: Referendumi do të jetë vetëm kthim prapa

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Gusht, 2022 20:10

Kovaçevski: Referendumi do të jetë vetëm kthim prapa

Ne jemi deklaruar se duam shtet të pavarur i cili do të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Nëse e shihni edhe Kushtetutën dhe rregullin tonë dhe të gjitha strategjitë e Qeverive, atëherë është shumë e qartë se e duam këtë, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në lidhje me referendumin të cilin e propozon opozita.

Ai në intervistën e sotme për lajmet në “Kanal 5” vlerësoi se tezat e opozitës se gjuha maqedonase nuk do të njihet në Bashkimin Evropian dhe se në atë rrugë do të humbet identiteti ynë, janë të pabaza.

“Teza e parë e opozitës ishte se gjuha maqedonase nuk do të njihet në BE, ndërsa pastaj u pa se ai ishte manipulim i pastër. Flisnin se do të humbej identiteti i popullit maqedonas, por nënkryetari i Komisionit Evropian në vetë konferencën ndërqeveritare, qartë tha se identiteti maqedonas do të jetë jo vetëm i mbrojtur, por ai do të jetë identitet i cili do ta përmirësojë edhe identitetin evropian gjegjësisht të gjithë atë që Bashkimi Evropian si bashkësi e popujve të ndryshëm, shteteve të ndryshme e ka në vete. Ky është qëllimi i zgjerimit të BE-së: rritje e potencialeve ekonomike, njerëzore, kulturore, arsimore, etj. Populli ynë meriton të ecë përpara. Një referendum i tillë do të jetë vetëm kthim prapa”, nënvizoi Kovaçevski, njoftojnë nga shërbimi për informim i Qeverisë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Gusht, 2022 20:10