Kovaçevski: Shkupjanët të jenë të qetë, ngrohje qendrore do të ketë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 14 Janar, 2022 21:40

Kovaçevski: Shkupjanët të jenë të qetë, ngrohje qendrore do të ketë

Kryetari i LSDM-së dhe mandar në përbërjen e qeverisë së re, Dimitar Kovaçevski në Fejsbuk publikoi se Qeveria i ka aktivizuar të gjitha mekanizmat, dhe se është siguruar ngrohje qendrore për shkupjanët.

“Shkupjanët të jenë të qetë, ngrohje qendrore do të ketë edhe sot, edhe këtë fundjavë edhe gjatë gjithë sezonit ngrohës me temperaturë adekuate. Siç paralajmërova, Qeveria i ka aktivizuar të gjitha mekanizmat, i ndërmori hapat për të siguruar banesa të ngrohta dhe problemi është tejkaluar. Përfaqësuesit qeveritar detajisht do të informojnë për zgjidhjen në konferencën e sontme për shtyp. Kujdesi për bashkëqytetarët tanë nuk është pamfleti parazgjedhor, por ndërmarrja e përgjegjësisë si më e nevojshme”, qëndron në postimin e Kovaçevskit.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 14 Janar, 2022 21:40