Kovaçevski: Takimi tregoi një mendim diametralisht të ndryshuar për ndryshimet kushtetuese të VMRO-DPMNE-së

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Qershor, 2023 20:55

Kovaçevski: Takimi tregoi një mendim diametralisht të ndryshuar për ndryshimet kushtetuese të VMRO-DPMNE-së

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se ka thirrur Bordin Qendror dhe Ekzekutiv të LSDM-së për ta informuar kryesinë e partisë për atë që ka ndodhur në takimin e liderëve dhe opinionin diametralisht të ndryshuar për ndryshimet kushtetuese të partisë opozitare, përcjell FLAKA.

“Takimi i liderëve tregoi se ka një mendim diametralisht të ndryshuar të partisë VMRO-DPMNE i shprehur përmes deklaratës publike të kryetarit të VMRO-DPMNE-së në vetë konferencën për media, që i jep një dinamikë të re skenës politike në vend. Mendoj se për këtë duhet të informohen BQ dhe KE i LSDM-së, ashtu si para takimit të liderëve, ju e dini që kam pasur një takim edhe me këto organe dhe me partnerët e koalicionit, në të cilat takime kam informuar për hapat e mëtejshëm lidhur me përmbushjen për këtë obligim tonë”, thotë Kovaçevski në një intervistë për “360 gradë”, e cila do të transmetohet sonte nga ora 22:15 në TV Alsat.

Kryeministri thekson se nuk pajtohet me konstatimin se janë refuzuar kërkesat e Mickoskit në takim. Të gjithë, deklaron Kovaçevski, janë të pranuar, përfshirë edhe një qeveri pa BDI. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Qershor, 2023 20:55
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.