Kovaçevski thotë se brenda dy javëve do të ketë drejtor të ri në ISHSSH
Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi që brenda dy javëve do të ketë drejtor të ri në Inspektoratin Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, njofton Flaka
Irina Sotirova Buhova nuk do të jetë më drejtoreshë e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor. Mandati i saj në krye të ISHSSH-së ka skaduar në prill të këtij viti, por ajo ka vazhduar të kryejë funksionin deri në emërimin e drejtorit të ri.
Sipas informacioneve, pas përfundimit të mandatit 4 muaj më parë, vetë Buhova ka kërkuar nga Qeveria që të emërojë një person tjetër që do të drejtojë inspektoratin shëndetësor.
Ndryshe, mjekja Irina Sotirova Buhova është emëruar drejtoreshë e Inspektoratit Shëndetësor në vitin 2017 dhe pritet që Qeveria në njërën nga seancat e ardhshme të emërojë edhe një udhëheqës të ri të inspektoratit shëndetësor. Flaka