Kovid menaxher, profesioni më i ri në botë!

Desk
By Desk May 8, 2020 22:32

Kovid menaxher, profesioni më i ri në botë!

Në Itali, ekziston një profesion i ri, Covid menaxher, përcjell FLAKA.

Nga 94 tregjet normalisht aktive në Milano, 26 janë hapur dhe është prezantuar një profesion i ri, Covid Menaxher.

Ata janë në vend dhe monitorojnë respektimin e masave të mbrojtjes.

Covid menaxher është një person të cilit i qasen shitësit nëse hasin ndonjë problem, situata kritike dhe ato gjenden aty për ndonjë vërejtje apo pyetje.

Italia është vendi i tretë në botë në numrin e vdekjeve të koronavirusit. Ky numër ka tejkaluar 30,000 pasi që 243 njerëz të tjerë vdiqën sot. Që nga fillimi i epidemisë më 21 shkurt, 30,201 njerëz kanë vdekur në Itali.

Pas përfundimit të pandemisë, profesione të caktuara dhe të reja do të jenë kërkesë e madhe. FLAKA

Desk
By Desk May 8, 2020 22:32