KPMD inspekton Qendrën Kulturore Bullgare, prezenca e konsullit bullgar e sheh si ndikim

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Gusht, 2022 19:45

KPMD inspekton Qendrën Kulturore Bullgare, prezenca e konsullit bullgar e sheh si ndikim

Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi e sheh si përpjekje për ndikim praninë e konsullit të përgjithshëm të Bullgarisë, Dimitar Ivanov gjatë inspektimit të paralajmëruar të objekteve të Qendrës Kulturore “Ivan Mihailov” në Manastir. 

Komisioni bën të ditur se pas ankesës për diskriminim nga një shoqatë qytetarëve kundër Qendrës kulturore “Ivan Mihailov”, dje është bërë inspektim i paralajmëruar në ambientet e Qendrës në Manastir.

Gjatë inspektimit, në kundërshtim me praktikat e mëparshme, u konstatua se përveç përfaqësuesve të Asociacionit, ishte i pranishëm edhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Bullgarisë, z. Dimitar Ivanov.

Prania e tij gjatë kryerjes së përgjegjësive të tij ligjore, Komisioni e percepton si përpjekje për të ndikuar në punën e këtij organi të pavarur për barazi, por edhe një mundësi për instrumentalizimin e Komisionit për qëllime politike, për çka është informuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme, thuhet në deklaratën e Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi.

Komisioni thekson se është themeluar dhe punon në përputhje me Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe sipas dispozitave të Ligjit, Komisioni është organ më vete dhe i pavarur i zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për punën e tij përgjigjet vetëm para këtij institucioni.

Qendra kulturore bullgare “Ivan Mihailov” u hap më 16 prill në Manastir në prani të përfaqësuesve të qeverisë bullgare.

Ndërsa më 6 prill të këtij viti kësaj qendre iu vu flaka, nga këngëtari Llambe Alabakovski.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Gusht, 2022 19:45