Krasniqi: Në Serbi bojkotohen produktet e Kosovës

Linda Limani
By Linda Limani March 3, 2020 13:17

Krasniqi: Në Serbi bojkotohen produktet e Kosovës

Po vijon takimi i rganizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri–Perëndimore dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

Në panelin për diskutim, kryetari i OAK, Skënder Krasniqi, ngriti çështjen e marrëveshjeve rajonale, i cili tha se CEFTA më shumë e ka dëmtuar Kosovën, derisa vendet e rajonit kanë përfituar.

Krasniqi tha se edhe MSA nuk ka dhënë ndonjë efekt dhe nuk janë mbrojtur prodhimet vendore.

Sipas tij, barriera kryesore për Kosovën është Serbia që vendos barriera tarifore dhe jo tarifore.

“Kemi raste sipas bizneseve që i bojkotojnë produktet e Kosovës në Serbi”, tha Krasniqi.

 
 

Top Channel

Linda Limani
By Linda Limani March 3, 2020 13:17