Kremlini i del në krah Serbisë pas tensioneve në Veri

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Gusht, 2022 19:39

Kremlini i del në krah Serbisë pas tensioneve në Veri

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se Rusia mbështet në mënyrë absolute Serbinë kur bëhet fjalë për situatën aktuale me Kosovën dhe se ai beson se veprimet e Prishtinës ndaj serbëve që jetojnë në veri të krahinës janë të pabaza.

Zëdhënësi i Kremlinit tha se Moska beson se vendet perëndimore që kanë njohur pavarësinë e Kosovës duhet të përdorin të gjithë ndikimin e tyre për të paralajmëruar autoritetet në krahinë që të mos ndërmarrin asnjë hap të pamatur që mund të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve, shkruan Euronews Serbia.

Ai shtoi se tani që është shtyrë me një muaj zbatimi i marrëveshjes duhet të tregohet kujdes nga të gjitha anët dhe se Moska kërkon që të drejtat e serbëve që jetojnë në Kosovë të respektohen

“Ne mbështesim qëndrimin paqësor, konstruktiv të Beogradit, thirrjet për paqe dhe konstruktivizëm të bëra nga Presidenti i Serbisë”, tha Peskov.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Gusht, 2022 19:39