Kremlini: Qëllimi i operacionit special ushtarak në Ukrainë mbetet i pandryshuar

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Shkurt, 2024 19:50

Kremlini: Qëllimi i operacionit special ushtarak në Ukrainë mbetet i pandryshuar

Qëllimi i “operacionit special ushtarak” të Rusisë në Ukrainë mbetet i pandryshuar”.

Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një konferencë për shtyp, shkruan Sky News.

Ai u pyet nga gazetarët nëse synimet e Moskës kishin ndryshuar me afrimin e dyvjetorit të pushtimit.

Peskov theksoi see shpëtimi i jetëve dhe sigurimi i sigurisë së Federatës Ruse në sfondin e përpjekjeve për të “thithur Ukrainën në NATO” janë ndër qëllimet kryesore.

“Demilitarizimi, denazifikimi dhe garantimi i sigurisë së njerëzve që jetojnë në ato rajone që tashmë janë bërë ruse, duke i mbrojtur ata nga sulmet e drejtpërdrejta dhe duke shpëtuar jetën e tyre,” deklaroi Peskov.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Shkurt, 2024 19:50

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare