Kreu i BFI-së uron besimtarët me rastin e festës së Kurban Bajramit

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2022 14:05

Kreu i BFI-së uron besimtarët me rastin e festës së Kurban Bajramit

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame në vend, Shaqir Fetahu ka uruar qytetarët me rastin e Festës së Kurban Bajramit. Fetahu uron që kjo festë të jetë gëzim në mesin tonë, quke u manifestuar me respekt ndaj njëri tjetrit.

“Në këtë ditë të madhe të Festës së Kurban Bajramit nga thellsia zemrës dhe shpirtit, në emër të BFI e RMV dhe në emrin tim personal të gjithë besimtarëve në vend dhe jashtë vendit kudo që jetojnë dhe veprojnë, u shpreh urimet tona duke iu lutur Allahut Fuqiplotë t’i pranojë lutjet tona, kurbanët tonë, haxhin nga haxhilerët që janë duke e kryer si dhe të gjitha ibadetet tona të bëra gjatë këtyre ditëve të bekuara. Le të jetë kjo festë e gëzimit tonë, respektit ndaj njëri tjetrit, afrimit me të tjerët, shtim i gëzimit dhe kënaqësisë te skamnorët, te ata që kanë vështirësitë e jetës, faljes, paqes e solidaritetit, dhe i afrimit të kënaqësia e Allahut Fuqiplotë”, thuhet mes tjerash në urimin e Fetahut.

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2022 14:05
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.