Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Uncategorized
  • Kriza e ardhshme ekonomike globale

Kriza e ardhshme ekonomike globale

Zgjerimi aktual ekonomik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shënuar një moment shumë të rëndësishëm në historinë e tij, njëkohësisht edhe më i gjati i shënuar ndonjëherë.

Përballë një situate të tillë lind natyrshëm pyetja: “Nga do të vijë kriza e ardhshme ekonomike globale?”

Me bankat qendrore në shumë tregje të zhvilluara, të tilla si SH.B.A-ja., Japonia dhe Eurozona, në dukje të paafta për të gjeneruar inflacion dhe duke përdorur një politikë monetare jokonvencionale, ndoshta kriza tjetër do të jetë diçka që nuk e kemi përjetuar kurrë më pare, dhe ndoshta do të jetë e shoqëruar edhe me këtë epokë të re të politikës monetare.

Por edhe risqet tradicionale duhet të analizohen. Një prej tyre, një prej më të rëndësishmëve është ai i një krize të gjerë të tregjeve në zhvillim, në të cilën një numër i konsiderueshëm tregjesh përballen me vështirësi të tilla si gjetja e financimeve të nevojshme dhe përballja me pasojat e një krize bankare ose të një krize të borxhit sovran. Dhe pikërisht ky është edhe risku i dytë më i madh me të cilin po përballet aktualisht ekonomia globale.

Por cilat janë ato shtete që janë më të rrezikuara? Për t’i dhënë përgjigje një pyetje të tillë ne mund të bazohemi në një metrikë klasike, dhe të shikojmë ato tregje ku defiçiti i llogarisë korrente, shuma e parave që i duhen nga pjesa tjetër e botës për të financuar investimet dhe konsumin mbi tepricën e kursimeve të brendshme , është shumë më e madhe se flukset e investimeve të huaja direkte (FDI) .

Në këto raste, ky hendek duhet të plotësohet nga flukset financiare afatshkurtra, të tilla si investimet në tregjet e aksioneve ose të bonove.

Bazuar në këtë metrikë, Ukraina, Afrika e Jugut, Pakistani dhe Indonezia janë ndër ato shtete të cilat duken si më të rrezikuarat. (Venezuela është përjashtuar, duke qënë se ajo është aktualisht duke përjetuar një krizë të tillë).

Të shumtë mund të jenë ata që mund të pyesin se përse Turqia nuk është pjesë e kësaj liste. Arsyeja kryesore është se ajo është përballur tashmë me një krizë të ngjashme dhe ka marrë masat për të përmirësuar disa prej faktorëve që e shkaktuan atë. Kështu për shmebull kur lira turke ra, qeveria turke bëri që inflacioni të rritej dhe të ardhurat reale të binin.

Teksa njerëzit shpenzojnë më pak për gjithçka, vendi importon më pak, duke bërë që defiçiti i llogarisë korrentë të bjerë në një nivel të tillë që mund të mbulohet lehtësisht nga Investimet e Huaja Direkte. Megjithatë kjo nuk është mënyra më e mirë e mundshme për të vepruar, e cila thekson edhe njëherë reformat e vështira me të cilat duhet të përballen këto vende për të tërhequr sa më shumë investime të hauja direkte apo për të rritur kursimet e brendshme./monitor

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: S’ka qetësi për Greqinë, tjetër tërmet i fuqishëm shkund vendin
Next: Dukja e mahnitshme e hiper-makinës McLaren Speedtail

Të ngjashme

Target-Fortesa_26_23-780x470 Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

komision-780x470 Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Screenshot_1-43 Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

TË FUNDIT

marsi-i-festave Ndërron jetë mësuesja nga Shkupi, lulet për 8 mars mbesin në klasë

Ndërron jetë mësuesja nga Shkupi, lulet për 8 mars mbesin në klasë

kuvendi-780x470 Propozim-ligji për shtetësinë sot para deputetëve

Propozim-ligji për shtetësinë sot para deputetëve

auto_Qeveria-e-re-Maqedonise-1-780x4391614710131 Qeveria do të vendos për orën policore, VMRO kërkon vaksinat

Qeveria do të vendos për orën policore, VMRO kërkon vaksinat

Kupollat-Kuvend Kuvendi do të mbajë 5 seanca plenare

Kuvendi do të mbajë 5 seanca plenare

Afrim-gashi-vete-1024x572 Gashi: Alternativa do të hynte në Qeveri, por pa BDI-në

Gashi: Alternativa do të hynte në Qeveri, por pa BDI-në

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.