Kriza e Koronavirusit ka pastruar ajrin edhe në Maqedoni

Desk
By Desk April 26, 2020 22:21

Kriza e Koronavirusit ka pastruar ajrin edhe në Maqedoni

Ndërsa qytetarët detyrohen të mbyllen në shtëpitë e tyre, natyra përfiton më shumë nga pandemia. Ora policore dhe gjendja e jashtëzakonshme në vend kanë pasur efekt pozitiv në mjedis.

Aktiviteti i zvogëluar i industrisë, sektori i ndërtimit joaktiv, numri minimal i automjeteve transportues dhe për fat të mirë moti i ngrohtë për shkak të të cilit nuk ka nevojë të ndizen shporetët me dru, e “çliruan” mjedisin jetësor, jo vetëm në vend. Organizata joqeveritare O2, për Alsat thotë se javët e fundit, satelitët kanë regjistruar një rënie dramatike globale të nivelit të dioksidit të azotit.

OJQ “O2”

“Çfarë mund të ndodhë nëse trafiku është i organizuar ndryshe në të ardhmen, ose nëse përqendrohemi në strategji të hollësishme dhe të qëndrueshme të investimeve në burime të rinovueshme?” Duhet të punojmë për këtë lloj strategjie që tani e tutje të mos e presim vjeshtën e ardhshme dhe kthimin e mundshëm të pandemisë në mot më të ftohtë, sepse atëherë do të jetë shumë vonë, dhe kjo të gjithë neve do të na kushtojë shumë, nëse sërish hasim virusin në ambient të ndotur”

Përveç Shkupit, vitet e fundit Tetova shpesh ka qenë në shoqërinë e qyteteve më të ndotura në botë. Aktivistët e ajrit të pastër nga ky qytet për Alsat thonë se qëndrimi në shtëpi dhe joaktiviteti i kapaciteteve industriale në rajonin e Pollogut vërehet.

Nga Ministria e Mjedisit thonë se janë duke punuar edhe në kushte të jashtëzakonshme, për të gjetur burimet kryesore të ndotjes së ajrit. Përveç lirimit nga puna gjatë ndotjes ekstreme, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe transporti publik falas, autoritetet nuk kanë ndërmarrë ndonjë masë më radikale për vite me radhë. Ekspertët dhe aktivistët janë decid, kjo krizë na ka treguar të gjithëve se vetëm duke hequr dorë nga disa nga zakonet tona të përditshme do të kemi ajër më të pastër.

Ile Petrevski

Desk
By Desk April 26, 2020 22:21