Kriza ekonomike, qytetarët ankohen për çmimet e larta

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Gusht, 2022 19:49

Kriza ekonomike, qytetarët ankohen për çmimet e larta

Disa ankohen për çmimet, të tjerët për shitjet. Rritja e kostove e ka vështirësuar jetën e qytetarëve. Ata blejnë vetëm gjërat e domosdoshme, masin mirë kuletën e llogarisin nga dy tre herë sa para kanë në xhepa e cfarë do marrin nga tregu e cfarë do lënë. Ata thonë, duke filluar nga buka, gjithçka është më e shtrenjtë – qumështi, vezët, frutat, perimet.

“Janë pak më të shtrejta produktet që blejmë se vitin e kaluar.”, tha një qytetar.

“Jam i vetëdijshëm se janë rritur çmimet dhe jam i vetëdijshëm se dje kanë qenë 20 sot 50 që është normale, nëse nuk të konvenon mos blej.”, u shpreh një qytetar.

Kriza ekonomike, tregëtarët ankohen se nuk kanë fitim

Sipas të dhënave të fundit, inflacioni arriti rekordin prej 14.5 për qind. Për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë, prodhuesit janë të detyruar të rrisin çmimet. Tregtarët anohen se njerëzit blejnë vetëm gjërat e domosdoshme, e kjo për to do të thotë më pak fitim.

“Ka pasur më shumë shitje vitin e kaluar, sivjet është shumë më dobët sepse janë rritur çmimet jo vetëm për shalqirin, misrin por në përgjithësi, Nuk ka para njerëzit për sendet elementare në shtëpi, ato u japin më shumë rëndësi atyre.”, tha një tregëtar.

“Shtatë muaj punojmë, gjatë pranvesër mbjellim, nuk mund të punojmë në tezgë, atë e paguajmë gjatë të tërë vitit vetëm e vetëm të mundemi ta ushqejmë familjen.”, u shpreh një tregëtar.

Qeveria njoftoi se po përgatit një pako të re masash kundër krizës për qytetarët dhe kompanitë. Për momentin nuk dihen konturet, ndonëse disa herë është vënë në dukje se masat do të synojnë më të rrezikuarit. Teksa qeveria bën llogaritë, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë këtë javë ka kërkuar që të bëhet përshtatja e pagave për të paktën 2.806 denarë për të punësuarit në sektorin publik për të zbutur ndikimin e goditjeve të çmimeve.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Gusht, 2022 19:49