Kriza energjetike, 65 milion euro për MEPSO-n dhe Elektranat

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 20:30

Kriza energjetike, 65 milion euro për MEPSO-n dhe Elektranat

Në llogaritë e kompanive shtetërore Elektranat e Maqedonisë së Veriut dhe MEPSO janë derdhur 65 milionë euro nga buxheti i shtetit për përballimin e krizës energjetike.

Nga Qeveria për Alsat shprehen se paratë do të shpenzohen për rritjen e prodhimit vendor të rrymës, për import shtesë të energjisë elektrike, për sasitë e nevojshme të qymyrit, por edhe për përmirësimin e likuiditetit të kompanive. Por, nga Qeveria nuk morëm përgjigje se sa mjete do të jenë për thëngjill, sa për importin e energjisë elektrike dhe sa për shpenzimet tjera të kompanive Elektranat dhe MEPSO. Qeveria nuk u përgjigj konkretisht në pyetjen nëse me paratë e shtetit do të mbulohen humbjet e kompanive private– furnizues që shpërndanin energji elektrike për kompanitë e sektorit privat.

“Këto konsumatorë që kanë bërë çekuilibrim duke lëshuar më pak rrymë, duhet t’i mbulojnë shpenzimet për gjendjen e krijuar”.

Dilema shtesë që u hap në këtë krizë energjetike është nëse këto 65 milionë euro do të mjaftojnë për të mbuluar të gjitha vrimat në sistemin energjetik. Qeveria fillimisht bëri të ditur se kanë në dispozicion 100 milionë euro, para që do të rishpërndahen nga programi për Covid.

VMRO DPMNE-ја opozitare akuzon se përveç krizës energjetike që mbizotëron pothuajse në të gjithë Evropën, në Maqedoni arsyeja kryesore e kolapsit të rrymës është, siç thonë ata, jo profesionalizmi i kuadrit që udhëheqin me kompanitë shtetërore energjetike.

“Maqedonia nuk ka as gaz e as prodhim të mjaftueshëm të energjisë elektrike vendore, kështu që, shuma të mëdha të parave publike shpenzohen për import të energjisë elektrike, nën maskën e Vendimit të Qeverisë për shpalljen e krizës 30-ditore”- deklaroi Stevçe Antovski, anëtar i Komisionit për energji, VMRO-DPMNE.

Krizën e mungesës së energjisë elektrike apo çmimin e shtrenjtë e kanë ndjerë tashmë disa prej biznesmenëve që e blejnë energjinë nga tregu i lirë me çmim më të lartë. Asociacioni i bankave njofton se të gjitha degët dhe objektet qendrore të anëtarëve do t’i fikin reklamat ndriçuese për periudhë 30-ditore, për të kontribuar në përdorimin racional të energjisë elektrike./ Alsat

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 20:30
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.