Kriza energjetike, qeveria: Stabilizuam prodhimin vendor dhe eksportojmë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 19:27

Kriza energjetike, qeveria: Stabilizuam prodhimin vendor dhe eksportojmë

Për t’u përballur me lehtë me krizën energjetike, qeveria obligoi EMV në që të rrisë prodhimin dhe 100% të furnizojë tregun e rregullt me energji elektrike. Për stabilizim edhe të çmimeve të produkteve ushqimore emelementare, EMV u obligua të sigurojë energji elektrike me çmime fikse të subvencionuara më të ulëta se ato në treg.

“Çmimi i energjisë elektrike për pjesën më të madhe të amvisërive nuk është rritur, përderisa për konsumatorët e vegjël është ulur për 20 për qind, ndërsa prodhimi vendor është stabilizuar në kushte të krizës energjetike në Evropë. Gjatë muajit janar kemi edhe eksport të energjisë elektrike që ka tepruar gjatë prodhimtarisë së natës. Nga fillimi i vitit janë prodhuar dhe eksportuar 3.390 megavat orë energji elektrike si tepricë, nga të cilat 1.140 megavat orë me çmim prej 103 euro për megavat orë dhe 2.450 megavat orë me çmim prej 98 euro për megavat orë, përmes procedurës publike transparente nga EMV.”, – deklaroi këshilltari për energjetikë, Viktor Andonov.

Nuk ka probleme me prodhimin vendor të energjisë elektrike, përkundrazi ka pasur edhe eksport të energjisë elektrike që ka tepruar, thonë nga qeveria. Por, për sistem stabil apelojnë të vazhdohet me kurimin e energjisë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 19:27

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare