Kriza energjitike është shumë e vështirë për “Euronikelin”, furrat janë fikur, punonjësit në pushim të detyruar

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Shtator, 2022 22:09

Kriza energjitike është shumë e vështirë për “Euronikelin”, furrat janë fikur, punonjësit në pushim të detyruar

“Euronicel Industri” nga Kavadari, një nga objektet më të mëdha industriale në vend, është viktima e parë e madhe e krizës energjetike, gjegjësisht çmimeve të larta të energjisë elektrike. Nga atje sot kanë bërë të ditur se për shkak të kostove të mëdha janë të detyruar t’i fikin furrat, ndërsa punonjësit t’i dërgojnë në pushime të detyruara. Por, siç theksojnë ata, nëse Qeveria ia del mbanë në përpjekjet e saj për të ofruar çmim të favorshëm për energjinë elektrike ose ka ndryshim të çmimit të energjisë elektrike në bursat botërore, atëherë do ta rikthejnë prodhimin në një kohë sa më të shkurtër.

Ja njoftimi i plotë nga ky objekt i yni i madh industrial:

“Euronickel Industries” është konsumatori më i madh individual i energjisë elektrike në vend, ku energjia elektrike ka peshën më të madhe në koston e prodhimit. Duke pasur parasysh se çmimi i energjisë elektrike filloi të ngrihet në qiell që në tetor 2021, ne kemi ndërmarrë veprime të shumta për të amortizuar pasojat dhe për të vazhduar procesin e prodhimit.

Me përshkallëzimin e mëvonshëm të tregut të energjisë elektrike në muajin korrik 2022, kemi ndërprerë prodhimin dhe në tre muajt e fundit kemi ndërmarrë një sërë aktivitetesh të nevojshme remontuese dhe tashmë nga mesi i shtatorit kemi filluar me pushime të detyruara me pagesë të punëtorëve.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Shtator, 2022 22:09

28
Nën
Pasi sot Shkupi u bllokua nga dhjetëra autobusë urbanë të dy shoqatave transportuese private, si...
28
Nën
Kur e mora përgjegjësinë e kryeministrit para 10 muajsh, haptas u thashë të gjithëve: qëllimi...
28
Nën
Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Admirim Aliti mori pjesë në ngjarjen publike në temën:...
28
Nën
Rektori i Universitetit ka shkruar një postim pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale, pasi...