Kriza financiare nga koronavirusi, bien ndjeshëm vlerat e futbollistëve!

Kriza financiare nga koronavirusi, bien ndjeshëm vlerat e futbollistëve!

Kriza financiare në futboll për shkak të emergjencës së koronavirusit ka patur efekt të menjëhershëm edhe te vlerat e futbollistëve në merkato.

Portali i njohur “Transfermarkt”, nga ku referohet e gjithë bota në lidhje me çmimet e lojtarëve ka publikuar listën më të shtrenjtëve të globit dhe uljen e çmimit të tyre në merkato.

Askush nuk i ka shpëtuar krizës dhe yje si Messi, Mbappe e Neymar kushtojnë më pak.

Mbappe, Sancho dhe Aleksander-Arnold janë ata që kanë pësuar uljen më të vogël të vlerës në merkato. Të tre në merkaton e ardhshëm do të kushtojnë 10% më pak se më parë, teksa ylli i PSG është ende lojtari më i shtrenjtë në glob.

Tetë të tjerët kushtojnë 20% më pak se më parë, përfshirë edhe Neymar, që këtë verë me shumë mundësi do kthehet në Barcelonë.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë deri në fillimin e merkatos por shifra mbi 200 milionë euro për të blerë vetëm një futbollist tani duket e paimagjinueshme.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 8 Prill, 2020 20:53

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.