Kriza politike dhe eurointegrimet, Ramadani: Qeveria të mos e ndal strategjinë integruese

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Nëntor, 2021 20:35

Kriza politike dhe eurointegrimet, Ramadani: Qeveria të mos e ndal strategjinë integruese

Situata e krijuar politike pas zgjedhjeve lokale, përfshi edhe dorëheqja e kryeministrit Zaev, do të ketë ndikim në mënyrë indirekte në ecurinë e procesit eurointegrues, thotë analisti politik, Ismet Ramadani. Ai është i mendimit se pavarësisht si janë zhvillimet politike në vend, nuk duhet zhvendosur nga strategjia nacionale për anëtarësim në BE. Ramadani vlerëson se në kë drejtim edhe zgjedhjet parlamentare në Bullgari kanë peshën e vet, për të para qasjen e mëtutjeshme të Sofjes kundrejt RMV-së.

“Me dorëheqjen e kryemisnsitrit Zaev në një mënyrë e ndërlikon procesin eurointegrues me faktin se dinamika drejt bisedimeve me Bullgarinë do të zbehet dhe krejt kjo do të shkaktojë probleme plus. Qeveria duhet të vazhdojë punën e vet. Askush nuk guxon të thellojë krizën politike sepse megjithatë pushteti qendror, qeveria vazhdon ti kryn obligimet e veta, duke përfshirë edhe eurointegrimet.”, tha Ismet Ramadani, analist politik.

Bozhinovski: Integrimi i vendit në BE varet nga Unioni

Për analistin Vladimir Bozhinovski eurointegrimet janë të ndara nga politika vendore dhe nuk ka arsye për t’u penguar procesi. Sipas tij, në fazën aktuale është Bashkimi Evropian ai që duhet të reflektojë sepse RMV, i ka plotësuar të gjitha kushtet.

“Sa i përket euorintegrimeve ata janë të bllokuara, si do që të jetë situata, nëse jemi në krizë apo nuk jemi, kemi apo nuk kemi qeveri, thjesht eurointegrimet kanë ngrirë. Ajo që duhet BE të bën për RMV-në, pra fillimin e bisedimeve, varet vet nga unioni, jo nga shteti jonë.”, tha Vladimir Bozhinovski, analist politik.

Më 14 nëntor mbahen zgjedhjet parlamentare në Bullgari për tu parë nëse kësaj rradhe shteti bullgar do të formojë shumicën e nevojshme në kuvend. Zyrtarët aktual teknik në Sofje, disa herë kanë potencuar se nuk kanë legjitimitet politik për të marrë ndonjë vendim në raport me kontestin me RMV-në./Tvm2

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Nëntor, 2021 20:35

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare