Krizë politike në hijen e tragjedisë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2021 22:20

Krizë politike në hijen e tragjedisë

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev të premten duhet të japë dorëheqje nga pozita e tij partiake para anëtarëve të Bordit Ekzekutiv dhe Qendror. Një aksident automobilistik në Bullgari vonoi planet fillestare që kjo të ndodh dje, përcjell FLAKA.

Zaev, i cili erdhi në pozitën udhëheqëse në LSDM në vitin 2013, do të duhet të qëndrojë para kryesisë së partisë për të dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit pas disfatës në zgjedhjet lokale. Pas konfirmimit të dorëheqjes, sipas statutit të partisë, Bordi Ekzekutiv në afat prej 15 ditësh nga dita e përfundimit të detyrës duhet të marrë vendim për zgjedhjet ndërpartiake në të cilat do të përcaktojë datën e tyre.

Sipas Zaevit, socialdemokratët planifikojnë që deri më 14 dhjetor të zgjedhin lider të ri, përkatësisht në Këshillin e BE-së, i cili do të vendosë për fillimin e negociatave për anëtarësim në Union.

Por, përveç dorëheqjes, Zaev do të duhet t’i referohet edhe negociatave për kompletimin e mazhorancës në parlament me Alternativën. Në fakt, lideri i ri i LSDM-së Zaev planifikon një kryeministër të ri.

Në të njëjtën kohë, të premten pasdite, partia e Gashit do të ketë kryesinë qendrore në të cilën do të duhet të vendos nëse do ta pranojë ofertën e Zaevit.

Takimet e dy partive do të jenë pikërisht një javë pas takimit të lidershipit. Pas këtyre takimeve në fundjavë ose më së voni në fillim të javës së ardhshme, nuk përjashtohet një takim i ri mes LSDM-së dhe Alternativës. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2021 22:20