Kroacia deklason Letoninë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Shtator, 2023 22:48

Kroacia deklason Letoninë

Kroacia ka shënuar fitore bindëse ndaj Letonisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Të përzgjedhurit e Zlatko Dalic triumfuan me rezultatin 5:0. Ndeshja u zhvillua në stadiumin e Rijekas, shkruan Gazeta Express.

Bruno Petkovic (3′, 44′), Luka Ivanusec (13′), Andrej Kramaric (68′) dhe Mario Pasalic (78′) shënuan golat e fitores për kroatët.

Kroacia pas kësaj fitore ka shtatë pikë dhe renditet e dyta në Grupin D. Kombëtarja kroate ndeshjen e ardhshme e luan më 11 shtator, në udhëtim ndaj Armenisë.

Letonia mbetet e fundit në grup dhe pa pikë. Letonezët pas tri ditësh do të presin Uellsin. /Gazeta Express/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Shtator, 2023 22:48
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.