Kroacia mposht Danimarkën, merr kreun e tabelës

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Shtator, 2022 23:16

Kroacia mposht Danimarkën, merr kreun e tabelës

Kombëtarja kroate ka fituar ndeshjen ndaj Danimarkës.

Kroacia korri fitore 2:1 ndaj danezëve dhe mori kryesimin e tabelës.

Gjatë 90 minutave u zhvillua një ndeshje shumë intensive, me dy skuadrat që po kërkonin golin.

Pavarësisht rasteve në pjesën e parë nuk kishte gola, përcjell lajmi.net.

Por, në të dytën u realizuan tri, përcjell lajmi.net.

Ishin fillimisht kroatët që kaluan në epërsi, me golin e Sosas, në minutën e 49`.

Në minutën e 77` ishte Eriksen që realizoi një supergol, për te barazuar shifrat.

Mirëpo gëzimi i danezëve zgjati vetëm dy minuta, pasi Majer shënoi në të 79për ti dhuruar sërish epërsinë Kroacisë.

Kështu kroatët morën një fitore të rëndësishme, duke marrë vendin e parë me 10 pikë, kurse Danimarka të dytin me 10 gjithsej./Lajmi.net/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Shtator, 2022 23:16

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare