KRRE: Kërkesa e përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së arkivohet me procedurë standarde

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 11, 2020 18:46

KRRE: Kërkesa e përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së arkivohet me procedurë standarde

Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit kumtoi se kërkesa e shkruar  që deri te ato e dorëzuan përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së gjatë protestës së sotme është arkivuar me procedurë standarde  sikur edhe për të gjithë personat fizik dhe juridik.

“Për shkak të gjendjes me pandeminë dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe të punësuarve, KRRE që nga marsi i vitit 2020 vendosi protokoll  për punë në të cilën, mes tjerash,  shkrimet dorëzohen në një kuti të izoluar në hyrje  të KRRE-së. Në lidhje me kërkesën e dorëzuar  ishte  vepruar sipas protokollit të vendosur Shëndeti i qytetarëve dhe  siguria e të punësuarve gjatë pandemisë  është parakusht i rëndësishëm  për funksionimin e institucionit dhe për atë  trajtimi i kërkesës së sotme të VMRO-DPMNE-së është i njëjtë sikur edhe  për të gjithë personat juridik dhe fizik të cilët drejtohen deri te KRRE”, citojnë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Prej atje plotësojnë se edhe krahas presioneve të protestave  politike, vazhdojnë të punojnë me përkushtim dhe kapacitet të plotë  duke u udhëhequr nga parimet e transparencës dhe llogaridhënies dhe  do të mbijetojë në pavarësinë e saj të konfirmuar nga Bashkësia Energjetike Evropiane.

E vendosin në kontroll të opinionit  analizën dhe i riafirmojnë  citimet  nga Bashkësia Energjetike Evropiane me të cilat, citojnë, KRRE merr mendim pozitiv  që ta fitojë statusin  e vëzhguesit në Agjencinë për bashkëpunim  të rregullatorëve  energjetik (ACER-Agency for the  Cooperation of Energy Regulators) sepse i ka plotësuar obligimet dhe kushtet e pakos së tretë energjetike.

“KRRE e dëshmoi aftësinë dhe përkushtimin ndaj zhvillimit të rregullave rregullatore me cilësi të lartë edhe krahas presioneve  nga palët e interesuara,  tregoi autonomi të tërësishme në proceset dhe  e shfrytëzoi statusin e tij të pavarur të dhënë sipas ligjit. KRRE tregoi gatishmëri dhe aftësi  të kundërshtohet  në ndikimet potenciale mbi pavarësinë që e ka të garantuar sipas ligjit  dhe ta mbrojë  autonominë e saj. KRRE tregoi ekspertizë më të lartë, standarde dhe përkushtim për zhvillim në kohë  të rregullave rregullatore siç kërkohet  sipas Ligjit për energjetikë dhe model  të vendosur përparues të tregut me shkallë të lartë  të orientimit të tregut. Sipas saj, përgatitja e akteve rregullatore në sektorin e energjisë elektrike mund të konsiderohet si i përfunduar”, e transmeton KRRE vlerësimin e analizës së Bashkësisë Energjetike Evropiane.

Me bllokadë njëorëshe të udhëkryqit dhe rrugëve hyrëse  para KRRE-së, VMRO-DPMNE sot sërish kërkoi  nga pushteti t’i pranojë kërkesat e tyre – kthim të çmimit të vjetër të energjisë elektrike dhe dorëheqje të anëtarëve të KRRE-së.

Nënkryetari i partisë Vllado Misajllovski, tha se kanë bërë përpjekje, por kërkesat  nuk kanë mundur t’i dorëzojnë deri te KRRE sepse janë pritur me derë të mbyllur. 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 11, 2020 18:46