KRRE: Kyçja në rrjetin elektrik, me çmim simbolik

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 29, 2019 20:07

KRRE: Kyçja në rrjetin elektrik, me çmim simbolik

Nga 1 shtatori i këtij viti, çmimi i kyçjes standarde për energjinë elektrike do të ulet prej 500 në 400 euro, ndërsa me rregullat e reja në rrjet për distribuim që së shpejti do t’i miratojë Komisioni Rregullator për Energjetikë do të rritet përfshirja e kyçjeve standarde, tha kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.

“Në ato komuna ku nuk është dorëzuar dokumentacioni i duhur i planifikimit, por do të përcaktohet se janë ndërtuar më shumë shtëpi dhe ka më shumë aplikues potencialë, këto kategori lidhjesh do të marrin trajtimin e lidhjeve standarde. Kjo do të thotë se ato nuk do të hyjnë më në kategorinë e lidhjes jostandarde dhe të kenë një kosto për një lidhje jostandarde prej tre mijë eurosh e më shumë, do të mbulohen në këtë kategori të lidhjeve standarde dhe do të paguajnë 400 euro për kyçje në rrjet”,- tha kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.

Bislimovski potencon se procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në vend është i suksesshëm, veçanërisht për konsumatorët e vegjël dhe komercialë. Sipas tij, amvisërive për momentin nuk u përshtatet çmimi i tregut rajonal të energjisë elektrike për të shkuar në tregun e lirë.

“Çmimi i energjisë elektrike në tregun rajonal në këtë moment është rreth 65 euro për megavat në orë, gjegjësisht rreth katër denarë për kilovat në orë. Kur në çmimin 4 den. për kilovat do t’i shtohen dhe harxhimet për rrjetizimin dhe distribuim që është fiks dhe kap vlerë prej 2 denarëve në përgjithësi për kilovat në orë do të kushtojë 6 denarë. Për momentin çmimin që paguajnë amvisëritë në tregun e rregullt është 4.5 deri 4.6 denarë kilovat në orë dhe për të qenë kosto efektive për të hyrë në tregun e lirë, çmimi i tregut rajonal duhet të jetë rreth 2.5 denarë për kilovat në orë”,- theksoi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.

KRRE në mbledhjen përgatitore i shqyrtoi rregullat e rrjetit për distribuim të energjisë elektrike, ndërsa gjatë periudhës së kaluar mbajti debat publik dhe disa takime me palët e interesuara të cilat patën vërejtje ndaj këtyre rregullave të rrjetit, si dhe me operatorin e sistemit distributiv.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 29, 2019 20:07