KRRE: Qytetarët mund të ankohen për faturat e larta

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 17, 2020 19:31

KRRE: Qytetarët mund të ankohen për faturat e larta

Qyetarët e RMV-së mundë të ankohen nese faturat e energjisë elektrike nuk përshtaten me konsumin real të energjisë elektrike njoftoi Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.Konsumatorët mund të dërgojnë kundërshtim deri te KRRE-ja.

“Nëse konsumatorët marrin fatura, në të cilat është faturuar konsum joreal i energjisë elektrike, të njëjtit mund të parashtrojnë parashtresë deri te KRRE-ja. Komisioni i ankesave, i cili funksionon në suaza të KRRE-së, do ju japë prioritet për zgjidhje. Në periudhën e kaluar kemi ankesa nga konsumatorët se marrin fatura të mëdha të energjisë elektrike për një muaj, ndërsa në muajin tjetër marrin vetëm për ndriçim të rrugës. Ne veprojmë menjëherë sipas këtyre parashtresave”, thuhet në njoftimin e KRRE-së.

Nga atje i rikujtojnë konsumatorët e kategorisë së amvisërive se Furnizuesi Universal, respektivisht EVN Home nuk guxon t’i shkyçë nga sistemi i energjisë elektrike konsumatorët e ndjeshëm në muajt dhjetor, janar dhe shkurt për shkak të faturave të papaguara.

Konsumatori i ndjeshëm ka mundësi për pagesë të shtyrë ose pagesë të minimum gjashtë kësteve të barabarta nëse ka borxh të vonuar. thuhet në njoftimin e KRRE-së./Tvm2

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 17, 2020 19:31