KRSKRR me thirrje : Parkoni me ndërgjegje dhe me përgjegjësi!

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 2 Nëntor, 2021 13:34

KRSKRR me thirrje : Parkoni me ndërgjegje dhe me përgjegjësi!

KRSKRR ME THIRRJE: “PARKONI ME NDËRGJEGJE DHE ME PËRGJEGJËSI!”
Problemi me automjetet e parkuara në vendet ku nuk lejohet, është pjesë e problemeve me të cilat
përballen çdo ditë të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, por edhe problem të cilin e krijojnë vetë
pjesëmarrësit në komunikacion.
Çdo ditë hasen fotografitë e: trotuareve, rrugëve dhe shtigjeve të bllokuara, pamundësimin e lëvizjes së
sigurt të këmbësorëve dhe çiklistëve, personave me aftësi të kufizuara, personave me shikim të
dëmtuar, nënave me fëmijët…
Parkimi jo i duhur është shkaku i një sërë aksidentesh të komunikacionit në të cilat pësojnë fëmijët,
këmbësorët dhe çiklistët. Të nisur nga kjo, KRSKRR-ja i përkujton shoferët se në cilat vende nuk lejohet
parkimi:
• Shoferi, përkatësisht pronari i automjetit nuk guxon të ndalojë apo të parkojë automjetin në vendin ku
do të rrezikonte sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion ose do të ishte pengesë për rrjedhën
normale të komunikacionit apo për lëvizjen e këmbësorëve dhe çiklistëve.
• Shoferi, përkatësisht pronari i automjetit nuk guxon të ndalojë apo të parkojë automjetin:
– në vendkalimin e shënuar të këmbësorëve, si dhe në shtegun e biçikletave përgjatë rrugës dhe në
distancë prej më pak se 10 metra nga ato vendkalime,
– në udhëkryq dhe në distancë prej më pak se dhjetë metra nga skaji më i afërt i rrugës së tërthortë,
– në ura, nënkalime, mbikalime, si dhe në distancë prej më pak se 15 metra nga urat, tunelet, nënkalimet
dhe mbikalimet,
– në një pjesë të rrugës publike, afër majës së qafës së malit dhe në kthesë ku dukshmëria e rrugës është
e pamjaftueshme dhe ku kalimi i automjetit nuk mund të kryhej pa rrezik,
– në vendin ku automjeti do të mbulonte shenjën e vendosur të komunikacionit ose pajisjen për dhënien
e shenjave të komunikacionit me dritë,
– në shtegun, përkatësisht korsinë e biçikletave,
– në trotuar, përkatësisht shtegun e këmbësorëve,
– në një pjesë të rrugës publike, përkatësisht në distancë prej më pak se 15 metra nga kalimi i rrugës
përmes vijës hekurudhore në të njëjtin nivel,

– në një pjesë të rrugës, e cila si ndalesë për mjetet e transportit publik është e shënuar me shenja
rrugore,
– në distancë prej më pak se 15 metra përpara dhe pas shenjës që shënon ndalesën për mjetet e
transportit publik,
– para hyrjes në ndërtesë, oborr apo garazh,
– në zonat e gjelbra të rregulluara në mënyrë hortikulturore, gjelbërimet dhe parqet e qytetit,
– mbi lidhjen me rrjetin e ujësjellësit ose hyrjen në kanalizim ose rrjet tjetër të ndërmarrjeve komunale,
– në vendet e parashikuara për lëvizjen dhe parkimin e personave me aftësi të kufizuara,
– në vendin ku automjeti i parkuar do të pamundësonte hyrjen e automjetit tjetër, për shkak të parkimit
ose daljes së automjetit të parkuar tashmë,
– në shesh, zonën e këmbësorëve dhe rrugën e zjarrfikësve,
– në vendparkim i cili me tabelë shtesë, shenjë komunikacioni ose shenjë rrugore është shënuar vendi i
parkimit të automjeteve për personat me aftësi të kufizuara.
Komunikacioni statik, përkatësisht parkimi ndikon dukshëm në rrjedhën e sigurt të komunikacionit.

KRSKRR-ja me thirrje: Siguria në komunikacion le të jetë prioriteti juaj! Pa arsyetime dhe pa
justifikime! Për lëvizjen e qetë të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion – PARKO ME NDËRGJEGJE
DHE ME PËRGJEGJËSI!

#PARKOMENDËRGJEGJE! #PARKOMEPËRGJEGJËSI!

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 2 Nëntor, 2021 13:34

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare