Krstev: Përhapen informacione të rreme që kam vdekur

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 13, 2020 21:57

Krstev: Përhapen informacione të rreme që kam vdekur

Kryetari i komunës Çeshinovë-Obleshevë, Goranço Krstev, i cili është një nga personat e infektuar me virusin korona, informoi se ndjehet mirë, por, siç tha ai, shumë keqinformime po përhapen në të gjithë komunën, përcjell FLAKA.

Ai i tha për Telma se e kishte raportuar çështjen në polici pasi kishte dëgjuar dezinformata se ai kishte vdekur dhe se policia ende nuk kishte ndërmarrë ndonjë veprim.

Sipas tij, funksionet e komunës dhe të gjitha aktivitetet kryhen rregullisht, përfshirë mbledhjen e mbeturinave nga Ndërmarrja Publike e Shërbimeve Publike.

Përndryshe, në këtë komunë një punonjës u testua dhe doli të ishte negativ në Kovid-19, dhe rezultatet priten nga punonjësit e tjerë që kanë pasur kontakte me kryetarin. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 13, 2020 21:57