Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Shqipëri
  • Kryemadhi në zyrën e Bashës/ Opozita koordinon qëndrimet pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit

Kryemadhi në zyrën e Bashës/ Opozita koordinon qëndrimet pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit

Pas zhvillimeve të fundit në Shkodër, opozita po koordinon qëndrimet. Për këtë çështje, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është takuar sot në selinë blu me kreun e demokratëve, Lulzim Basha.

Nga ana tjetër, vetë kryeopozitari tha se krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë, një trafikant i dënuar droge që ka fshehur të kaluarën e tij.

Në një reagim të publikuar sot, Basha e konsideroi kryeministrin Rama si “kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare!”

“Është Edi Rama ai që futi në politikë dhe zyrat e shtetit dhe i bëri deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë të lartë dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë, përdhunues e deri vrasës. Gjatë regjimit të tij, Shqipëria u kthye në parajsën e krimit të organizuar dhe të pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe korrupsionit. Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën”, tha kreu i PD-së.

Po kështu, një reagim mbi çështjen në fjalë pati edhe nga vetë Rama:

“Valdrin Pjetri nuk është kriminel! Ai ka shërbyer në administratë si nëpunës korrekt qysh në kohën e qeverisjes së PD. Çfarëdo të ketë bërë 19 vjeç nuk e bën kurrësesi njeriun një kriminel! Por fshehja e ngjarjes është e patolerueshme dhe pasojat për Shkodrën të pajustifikueshme!

Partitë nuk verifikojnë dot të dhëna individuale jashtë afateve të përcaktuara nga shtetet për dëshminë e penalitetit. Ato merren vetëm me kërkesë nga policia ose prokuroria. Koha të fusim në ligj afate verifikimi shtetëror të kandidaturave para regjistrimit të tyre në zgjedhje!

Një kandidat që gënjen në mirëbesim dhe në formularin e vetëdeklarimit s’mund të lerë në baltë zgjedhësit dhe partinë që e ka besuar. Ai duhet të përjashtohet nga gara pa mundur të regjistrohet në zgjedhje dhe ta marrë të plotë gjithë përgjegjësinë e vetëdeklarimit të rremë.

Jo vetëm kaq, po është koha të nisë verifikimi shtetëror i të gjitha vetëdeklarimeve të politikanëve e punonjësve të shtetit që kanë firmosur.Çdo vetëdeklarim i rremë duhet të sjellë përjashtim dhe dënim penal.Përgjegjësia individuale s’mund të ketë më asnjë fije kosto kolektive.” përfundoi kryeministri.

Top Channel

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: “Valdrin Pjetri”/ Meta: S’ka nevojë për zgjedhje aty, të pritet 13 tetori
Next: Rama: Barbari që goditi miqtë spanjollë na turpëroi të gjithëve

Të ngjashme

506134-b4kbqv8P6X Topalli dorëzon e para listat e kandidatëve

Topalli dorëzon e para listat e kandidatëve

2 Listat e kandidatëve, Kim: SHBA-të do kërkojnë llogari

Listat e kandidatëve, Kim: SHBA-të do kërkojnë llogari

1 Meta ktheu kontratën për koncesionin e Rinasit

Meta ktheu kontratën për koncesionin e Rinasit

TË FUNDIT

Levica “Levica” do të fillojë fushatë kundër regjistrimit të popullsisë

“Levica” do të fillojë fushatë kundër regjistrimit të popullsisë

carovska-2 Carovska: Situata në shkolla është stabile, nuk mendohet për masa të tjera

Carovska: Situata në shkolla është stabile, nuk mendohet për masa të tjera

marsi-i-festave Ndërron jetë mësuesja nga Shkupi, lulet për 8 mars mbesin në klasë

Ndërron jetë mësuesja nga Shkupi, lulet për 8 mars mbesin në klasë

kuvendi-780x470 Propozim-ligji për shtetësinë sot para deputetëve

Propozim-ligji për shtetësinë sot para deputetëve

auto_Qeveria-e-re-Maqedonise-1-780x4391614710131 Qeveria do të vendos për orën policore, VMRO kërkon vaksinat

Qeveria do të vendos për orën policore, VMRO kërkon vaksinat

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.