Kryemadhi takim me fasonët: Duhet paketë urgjente për këtë sektor , jo prapagandë

Desk
By Desk May 2, 2020 22:15

Kryemadhi takim me fasonët: Duhet paketë urgjente për këtë sektor , jo prapagandë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi këtë të shtunë një takim me biznesin fason.

Ajo tha se me përfaqësuesit e këtij sektori, ndau shqetësimet emergjente me të cilat ata po përballen në këtë kohë pandemie.

Kryemadhi shtoi se fasonët janë sektor jetik përsa i takon punësimit masiv që realizon.

Sektori fason, sipërmarrësit dhe gjithë punonjësit e tij janë goditur rëndë nga keqmenxhimi i situatës ekonomike nga ana e qeverisë. Mijëra familje të thjeshta shqiptare sigurojnë mbijetesën me pagat e realizuara në biznesin fason. Tashmë dihet që ky biznes është përballur vazhdimisht me vështirësi të shumta përsa i takon procedurave burokratike, të padrejta dhe jo stimuluese, duke funksionuar me vështirësi më të mëdha se çdo biznes fason në vendet e tjera në rajon.

Kryemadhi shtoi se duhet një paketë urgjente ekonomike për sektorin fason, për të siguruar vijimësinë e pagesës së punonjësve dhe sigurimin e vazhdimit të këtij biznesi.

Të mbrosh biznesin fason do të thotë të mbrosh mijëra të punësuar. Ndaj edhe një herë distancohemi prerë nga gjuha e papranueshme e qeverisë dhe mungesa e plotë e gatishmërisë për mbështetjen e këtij biznesi.Nuk kemi kohë për të humbur me propagandën e kryeministrit të Facebook. Duhet të shkrijmë akujt që prej 2 muajsh kanë ngurtësuar jetën dhe ekonominë e shqiptarëve, të fitojmë kohën e humbur duke jetuar e punuar 365 ditë të vitit. Çdo ditë me vendime eksperimentale është humbje e madhe për ekonominë shqiptare, për familjen shqiptare dhe Shqipërinë.

Desk
By Desk May 2, 2020 22:15