Kryeministri Hoti sot viziton Maqedoninë ne Veriut

Desk
By Desk October 23, 2020 09:33

Kryeministri Hoti sot viziton Maqedoninë ne Veriut

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, me ftesë të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, do të vizitojë sot Maqedoninë e Veriut. Kjo do të jetë vizita e parë zyrtare e kryeministrit në shtetin fqinjë që nga koha kur u zgjodh kryeministër i Kosovës.

Takimi mes dy kryeministrave do të mbahet në orën 14:00.

Sipas agjendës, Hoti do të zhvillojë edhe takime tjera me liderë politikë në këtë vend.

“Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, do të nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit për krijimin e Rrjeteve të pastra 5G në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti dhe nënsekretarit të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, z. Keith Krach”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Për shkak të pandemisë mediat nuk do të jenë prezente në këto takime.

Desk
By Desk October 23, 2020 09:33