Në takimet që Zaev ka pasur me LDP-në dhe LidhjenDemokratik, është diskutuar për pasardhësit e mundshëm të postit të kryeministrit. Gjatë javës së ardhshme organet më të larta partiake të LSDM-së do të mblidhen për të vendosur për dorëheqjen. Zaev u tha se nuk e largon odrëheqjen dhe se do të largohet nga posti i kryetarit të LSDM-së. Pritshmëritë janë që brenda pak ditësh të shpallet kryeministri i ri dhe brenda 10 ditësh të formohet qeveria e re, përcjell FLAKA.
Kryetari i LDP-së, Goran Milevski kërkon që të auditohen të gjitha dobësitë e Qeverisë, ndërsa në aspektin e shumicës parlamentare ende nuk është arritur marrëveshje për bashkëpunim me Alternativën.
Nga Alternativa heshtje. Nga aty kanë bërë të ditur vetëm se këto ditë do të mblidhen organet e partisë, pas së cilës do të shprehen qëndrimin e tyre. Ata i vlerësojnë të gjitha thashethemet në opinion si spekulime dhe tentativa për presion ndaj partisë. VMRO-DPMNE sërish i bëri thirrje Zaevit që të japë dorëheqje dhe të organizojë zgjedhje të shpejta të parakohshme, kërkesë kjo që dje shprehimisht u refuzua nga LSDM dhe partnerët e saj në koalicion.
Nga partia në pushtet thonë se VMRO-DPMNE nuk ka shumicë për të marrë mandatin për formimin e qeverisë, ndaj Mickoski kërkoi zgjedhje të parakohshme. Partia është duke punuar në zgjidhjet dhe vendimet me të cilat LSDM do të riorganizohet me të vetmin qëllim që të vazhdojë t’i shërbejë popullit në nivelin më të lartë të mundshëm, si dhe të jetë partia udhëheqëse në shumicën parlamentare që ndjek rrugën reformuese dhe progresive të vendi. FLAKA