Kryeministri kundër Trajanovit – nuk ka marrëveshje për amnisti

Redaksia
By Redaksia 25 Shtator, 2023 21:13

Kryeministri kundër Trajanovit – nuk ka marrëveshje për amnisti

Nuk ka marrëveshje për ndryshime kushtetuese në këmbim të amnistisë, pretendon kryeministri i cili siguron se ligji që po përgatitet nuk do të mbulojë rastet e ish-PSP-së për korrupsion të lartë. Ai mohon pretendimin e partnerit të djeshëm të koalicionit, Pavle Trajanov, se ky ligj do të mbulojë të gjitha rastet e hapura nga PSP, të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit, si dhe disa prej zyrtarëve të pushtetit aktual ndaj të cilëve ka procedim penal mbi të cilat punohet, përcjell FLAKA.

Kovaçevski ka refuzuar të komentojë për konfliktin brendapartiak në VMRO DPMNE dhe korrespondencën e ish-kryetarit dhe aktual të partisë, në të cilën përmendet edhe përfshirja e tij. Mickoski pohoi sërish në intervistën e së premtes se ka dokumente për takimet sekrete të Gruevskit me pushtetin aktual. Këto ditë hesht, por ish-kryeministri në azil, sërish nuk duroi dhe sulmoi përmes Facebook-ut.

Mickoski pohoi se Gruevski dy nga tre dokumentet ua ka dhënë Talat Xhaferit dhe Ali Ahmetit dhe se ata duhet të tregojnë për përmbajtjen e tyre dhe USB-në shoqëruese që e kanë marrë në një zarf të dërguar nga Budapesti. Xhaferi ka mohuar se ka marrë ndonjë gjë, ndërsa përgënjeshtrim ka dërguar edhe nga BDI, me pretendimin se nuk kanë agjendë të dyfishtë. FLAKA

Redaksia
By Redaksia 25 Shtator, 2023 21:13