Kryeministri thotë për veten se është shumë punëtor dhe i zgjidh problemet sado të vështira të jenë!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 28 Nëntor, 2022 22:03

Kryeministri thotë për veten se është shumë punëtor dhe i zgjidh problemet sado të vështira të jenë!

Kur e mora përgjegjësinë e kryeministrit para 10 muajsh, haptas u thashë të gjithëve: qëllimi ynë është të sigurojmë siguri, kushte për jetë më të mirë, rritje ekonomike, të ardhme evropiane dhe të begatë për qytetarët tanë, tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në tribunën partiake me moton “Fuqishëm dhe të vendosur drejt së ardhmes” të mbajtur në Veles.

“E dija që nuk do të ishte e lehtë, por jam një njeri që punoj dhe i përmbush premtimet. Kur them do të zbatojmë ndryshimet dhe reformat e nevojshme, sado të vështira të jenë – do ta bëj! Si asnjë qeveri tjetër, ne u përballëm me sfida të përmasave të mëdha globale të shkaktuara nga konflikti më i madh gjeostrategjik që nga Lufta e Dytë Botërore”, theksoi Kovaçevski.

Kovaçevski potencoi se dhjetë muaj më vonë, janë të dukshme rezultatet e asaj që është ndërmarrë.

“Menjëherë pas krizës globale shëndetësore, ndodhi kriza ekonomike dhe energjitike, e cila i dha një goditje të fortë çdo shoqërie, çdo ekonomie në botë. Të gjithë ju kujtohen lajmet e asaj periudhe, kur nuk e dinit nëse do të kishte ushqim, bukë, miell, vaj, kur nuk e dinit nëse do të kishte rrymë, vaj, ngrohje. Me punë, dije dhe përkushtim dëshmova se e pamundura nuk ekziston në vizionin, planet dhe funksionimin e kësaj Qeverie dhe partie. Dhe pas 10 muajsh mund të themi se ia dolëm, me masat kundër krizës e shpëtuam ekonominë maqedonase, e mbrojtëm standardin, ka mjaft ushqim, energji, rrymë, ngrohje”, u shpreh Kovaçevski para qytetarëve në Veles.(PRESSonline.mk)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 28 Nëntor, 2022 22:03