Kryeparlamentari Xhaferi takoi kryeministrin grek, Aleksis Cipras

Desk
By Desk 2 Prill, 2019 19:27

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, pati një takim me kryeministrin e Republikës së Greqisë,  Aleksis Cipras, i cili është kryeministri i parë grek që viziton zyrtarisht Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takim ishin të pranishëm edhe Anastasija Anagnostopulu, ministre alternative e Punëve të Jashtme e Republikës së Greqisë dhe ambasadori Dhimitris Janakakis, si dhe Irena Stefoska, kryetare e Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Greqisë dhe Andrej Zhernovski, zëvendësministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Xhaferi, duke e vlerësuar takimin si historik, e uroi Ciprasin dhe Zaevin për guximin dhe për hapat e ndërmarra me të cilat u tejkalua kontesti me dekada ndërmjet të dyja vendeve dhe në këtë mënyrë u hap rruga për integrimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcaktimi strategjik i shtetit dhe i shumicës së qytetarëve të saj”, thuhet në kumtesë.

Si parlament, Xhaferi potencoi se mbështesin të gjitha angazhimet për shndërrimin e bashkëpunimit kontraktues në projekte konkrete, që presim të marrin në intensitet në të ardhmen.

Ai sugjeroi në faktin se pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës, vendoset korniza juridike e cila do të mundësojë bashkëpunim parlamentar në të gjitha bazat dhe në këtë drejtim i informoi të pranishmit për ftesën e dërguar te kolegi i tij Nikollaos Vucis që të realizojë vizitë bilaterale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për kërkesën e dërguar te pala greke për formimin e grupit për miqësi në Parlamentin e Greqisë me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Kryeministri Cipras, duke falënderuar për mbështetjen e dhënë, theksoi se në periudhën e kaluar u miratuan vendime të mëdha dhe u ndërmorën hapa të mëdha, dhe në këtë kontekst, i uroi Xhaferit për qetësimin në mbajtjen e procedurës institucionale në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, që e vlerësoi si proces të vështirë edhe për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe për Parlamentin e Greqisë”, thuhet në kumtesë.

Cipras shprehi keqardhje për zbrazëtirën tredekadëshe ndërmjet të dyja parlamenteve dhe u shpreh se pret që Marrëveshja të hap mundësinë për plotësimin e kësaj zbrazëtire.

Ai e informoi Xhaferin për ofertën e marrë nga ana e Kryetarit të Parlamentit të Greqisë, Nikollaos Vucis dhe shpreson se kjo së shpejti do të realizohet.

 

Desk
By Desk 2 Prill, 2019 19:27