Kryesia e ASH-së autorizon Selën për bisedimet e shumicës së re parlamentare

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Tetor, 2021 20:33

Kryesia e ASH-së autorizon Selën për bisedimet e shumicës së re parlamentare

Aleanca për Shqiptarët ka dalë me një komunikatë për media ku thuhet se kryesia qendrore e kësaj partie në mënyrë unanime ka autorizuar kryetarin dhe kryesinë e ngushtë që të vazhdojë bisedimet me partitë e tjera dhe deputetët e partive më të vogla të cilat treguan gatishmëri për të qenë pjesë e shumicës parlamentare.

“Kryesia Qendrore është mbledhur sot në selinë qendrore në Tetovë, në të cilën kryetari i partisë, z. Ziadin Sela, ka informuar anëtarët e kryesisë për detajet nga takimet e fundit që po zhvillohen lidhur me krijimin e shumicës së re parlamentare.Kryesia Qendrore në mënyrë unanime ka autorizuar kryetarin dhe kryesinë e ngushtë që të vazhdojë bisedimet me partitë tjera dhe deputetët e partive më të vogla të cilat kanë treguar gadishmëri për të qenë pjesë e shumicës së re parlamentate, e cila do të zgjedh më pas edhe përbërjen e re të Qeverisë. Detajet nga këto takime do të jepen gjatë ditëve në vazhdim”, thuhet në komunikatën e Aleancës për Shqiptarët.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Tetor, 2021 20:33