Kryetari i Dibrës u shprehu falënderim qytetarëve për sjelljen e ndërgjegjshme

Linda Limani
By Linda Limani March 29, 2020 18:17

Kryetari i Dibrës u shprehu falënderim qytetarëve për sjelljen e ndërgjegjshme

Gjendja e sigurisë në rajonin e Komunës së Dibrës është e mirë. Në 24 orët e fundit nuk janë vërejtur kurrfarë probleme lidhur me masat qeveritare. U shpreh falënderim qytetarëve për sjelljen e tyre të ndërgjegjshme sepse vetëm me respektim të rreptë të masave dhe rekomandimeve më shpejt do ta tejkalojmë këtë gjendje, theksoi sot kryetari i Dibrës Hekuran Duka i cili udhëheq me Shtabin Operativ Komunal.

“Deri më 28 mars janë marrë 210 teste për koronavirus në Dibër dhe Qendër Zhupë. Rezultate kemi për 191 teste prej të cilave 45 janë pozitivë. Për fat të keq, dy persona kanë vdekur. Për 19 persona të testuar ende nuk ka rezultate. Presim në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër të mbërrijë një gjinekolog, anesteziolog-reanimator dhe teknikë mjekësorë të trajnuar për sëmundje infektive”, tha Duka në takimin me gazetarët.

Pas largimit nga Dibra të pjesës më të madhe apo 166 qytetarë të Maqedonisë së Veriut nga gjithsej qytetarë të hasur pas shpalljes së gjendjes së krizës, Duka informoi se këto ditë do të largohen edhe shtetasit e huaj të cilët ishin takuar, ndërsa tani janë të vendosur te Banjat e Dibrës”

Linda Limani
By Linda Limani March 29, 2020 18:17