Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ia kthen medaljen Karakaçanov

Desk
By Desk October 26, 2020 20:59

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ia kthen medaljen Karakaçanov

22 tetor 2017, Maqedonia dhe Bullgaria për herë të parë së bashku festuan Betejën e Stracinit. Vetëm disa muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes së fqinjësisë së mirë, kjo datë qëndron si një nga shumë që bashkon të dy kombet. Një vit më vonë, kryetari i komunës së Kumanovës mori një medalje për 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore, të nënshkruar personalisht nga Zëvendës Kryeministri Bullgar Karakaçanov. Por pas deklaratave të tij të fundit, Dimitrievski thotë se ky urdhër nuk ka rëndësi për të sot, përcjell FLAKA.

Dimitrievski pret që Maqedonia të dalë fituese nga mosmarrëveshja me Bullgarinë, përkundër kërcënimeve të përditshme që vijnë nga atje për veton në fillim të negociatave.

Këtë vit, Dimitrievski thotë se për herë të parë nuk u ftua në përkujtimin e përbashkët të betejës së Stracinit të organizuar nga veteranë maqedonas dhe bullgarë, pasi në vitin 2018 ai reagoi ndaj fjalimit nacionalist të dhënë nga një anëtar i arkivave bullgare. FLAKA

Desk
By Desk October 26, 2020 20:59